Fotoja e fansit të ngjashëm me Shaqirin bëhet viral, ylli i Newcastle i kushton postim brilant

Fotoja e fansit të ngjashëm me Shaqirin bëhet viral, ylli i Newcastle i kushton postim brilant

Newcastle United – Leed United ishte një nga ndeshjet që u zhvillua të shtunën në Premier Ligë.

Kjo ndeshje u mbyll baras, me rezultatin 1-1. Për vendasit shënoi Allan Saint Maximin, kurse Raphina për mysafirët.

Megjithatë, kjo ndeshje mori vëmendje edhe për momentin e festimit të golit të Maximin me tifozët e Newcastle Unitedit.

Një nga tifozët që u kap nga fotografët, është shumë i ngjashëm me futbollistin nga Kosova, Xherdan Shaqirin.

Një foto të tillë e ka publikuar edhe vet Allan Saint Maximin në ”Twitter”, teksa aty ka shkruar: “Shpresoj që vëllau Shaqiri të kthehet me kohë për ndeshjen PSG – Lyon”.

Ndryshe, sonte (e diel) do të zhvillohet derbi mes Paris Saint-Germainit dhe Lyonit në Ligue 1. Kjo ndeshje luhet nga ora 20:45.

Shpërndaje në: