Fotot e Vitit: Imazhet që u shpallën fituese në World Press Photo

Periskopi.com Zoya

World Press Photo, organizata e pavarur jofitimprurëse me seli në Amsterdam, e njohur për konkursin vjetor të fotografive që shpërndahen nëpër media, vlerësoi fotot e vitit 2020.

Si “Fotoja e Vitit” u zgjodh fotografia e danezit Mads Nissen, “Përqafimi i parë”, ku 85-vjeçarja Rosa Luzia Lunardi përqafohet nga infermierja Adriana Silva da Costa Souza më 5 gusht 2020 në Brazil.

Fotot e Vitit: Imazhet që u shpallën fituese në World Press Photo

“Ky imazh portret i Covid përkujdon momentin më të jashtëzakonshëm të jetës sonë, kudo. Shoh aty cenueshmëri, njerëz të dashur, humbje dhe ndarje, shkatërrim, por më e rëndësishmja – mbijetesë.”  – tha anëtari i jurisë dhe fotografi Kevin WY Lee.

“Nëse e shihni foton mjaftueshëm, do të shihni krahë: simbol i fluturimit dhe shpresës,” shtoi ai.

Për çmimin “Historia e vitit”, juria zgjodhi “Habibi” nga Antonio Faccilongo, ku një seri fotosh transmetojnë në formën e një kronike sfondin e konflikteve të luftës izraelito-palestineze. Historia tregon ndikimin e konfliktit te familjet palestineze dhe vështirësitë që ato hasin në ruajtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tyre.

Fotot e Vitit: Imazhet që u shpallën fituese në World Press Photo

Fotot e Vitit: Imazhet që u shpallën fituese në World Press Photo

Fotot e Vitit: Imazhet që u shpallën fituese në World Press Photo

“Kjo është një histori e luftës njerëzore në shekullin XXI: një histori rreth atyre zërave të padëgjuar që mund të arrijnë botën nëse ne, juria, veprojmë si një medium,” tha Ahmed Najm, anëtar i jurisë. “Kjo tregon një anë tjetër të konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës.”

Juria e World Press Photo vlerësoi me çmimin “Interactive of the Year” punimin “Rikrijimi i 7 ditëve të protestave në Minneapolis pas vdekjes së George Floyd” të Holly Bailey, Matt Daniels dhe Amelia Wattenberger. Punimi i tyre transmeton mënyrën se si u përhapen protestat bashkëngjitur me pamjet e tyre.

Shpërndaje në: