Fotot nudo të princeshë Dianës, skandali që e vuajti aq shumë Princi William

Periskopi.com Zoya

Publikimi i fotove nudo të Princeshë Dianës në vitin 1996, krijoi një vorbull skandali në gjithë mbretërinë, por duket se ai që e vuajti më shumë ishte princi William. Në atë kohë, ai ishte vetëm 14 vjeç. Editori i ‘Vogue’ Nicholas Colerige, në një libër me kujtimet e tij, ka përmendur edhe bisedën me princeshë Dianën për këtë çështje.

Ajo i shkoi për një vizitë në “Vogue House” pas këtij skandali dhe i tregoi se William po e vuante shumë. ‘Ai ishte aq i mërzitur. Disa nga djemtë e ngacmonin duke i thënë se gjinjtë e mi janë shumë të vegjël”, i kishte treguar ajo.

E njëjta situatë e përndoqi Wiliam edhe disa vite më vonë, kur dolën foto nudo të Kate Middleton. Ai kërkoi një kompensim prej 1.3 milion paundësh nga revista Franceze Closer e cila i botoi.

William dhe Kate u fotografuan ndërsa pushonin në tarracën e një kështjelle në Provence. Sipas tij, këto pamje i bëri edhe më të dhimshme fakti që i kujtonin mënyrën se si vdiq e ëma e cila u aksidentua kur ndiqej nga paparacët në Paris.

Shpërndaje në: