FOTOT/ “O kone mos më ndërprit mua”, Ervin Salianji ngrihet në Kuvend për të goditur Erion Braçen

FOTOT/ “O kone mos më ndërprit mua”, Ervin Salianji ngrihet në Kuvend për të goditur Erion Braçen

Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione të larta gjatë ditës së sotme. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka debatuar me deputetin Erion Braçe të cilin e akuzon se ka dalë në hetimet e antimafias italiane për çështjen e Rezart Taçit.

Braçe ka replikuar nga vendi, çka ka sjellë një reagim të ashpër të Salianjit, i cili është nisur drejt ish-zëvendëskryeministrit, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës.

Salianji: Klotilda Bushka ka dyfishuar pasurinë këtu bashkë më bashkëshortin e saj. Ku shkoi ajo?

A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë ialiane për Rezart Taçin, o kone, o kone mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ti

Ndërhyn deputeti Erion Braçe.

Salianji: O kone mos më ndërprisni mua. Plehrë, qen, kone, zagar!

 

Shpërndaje në: