Franca arrin marrëveshje multi-miliardëshe për gazin me Katarin

Franca arrin marrëveshje multi-miliardëshe për gazin me Katarin

Franca ka arritur të sigurojë një marrëveshje multi-miliardë dollarëshe për gazin, duke garantuar kështu furnizim nga Katari.

Lajmi është bërë me dije nga vetë distributori “Qatar Energy”, ent shtetëror i cili ka arritur të përmbyllë marrëveshjen mjaft të rëndësishme për Parisin.

Me firmat e hedhura, tashmë Franca duket se nuk do ta vuajë më furnizimin me gaz të lëngshëm, pasi ka edhe mbështetjen nga Algjeria (ish-koloni franceze në Afrikë).

Kriza e fundit e shkaktuar prej luftës në Ukrainë, ka bërë që shumë shtete të Evropës të kthejnë sytë nga burime të tjera për gazin e lëngshëm, duke qenë se Gazprom ka nisur reduktimet e pajustifikuara dhe po bën çmos që evropianët ta ndjejnë mungesën e furnizimit.

Mirëpo, në kushte të tilla, dy vendet e Bashkimit Evropian, të cilat më së shumti do e vuajnë këtë aspekt, do të jenë Gjermania dhe Italia, me Francën që tashmë siguron këtë marrëveshje me Katarin

Shpërndaje në: