Franca demolon Andorrën

Franca demolon Andorrën

Kampioni i Botës, Franca e ka mundur me rezultat 0-4 Andorran duke marrë kryesimin në Grupin H, pas humbjes befasuese kundër Turqisë në Turqi javën e kaluarFranca i është kthyer fitoreve sonte pasi që ka mundur jashtë fushës së vet kundër Andorrës me rezultat 0-4.

Golin e parë për francezët e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 11 pas asistimit të Griezmann, kurse atë e dyfishoi Ben Yedder në minutën e 30-të.Thauvin e trefishoi epërsinë në minutën e 45, ndërkaq asistues ishte Mbappe, transmeton Periskopi.

Me rezultat 3-0 përfundon edhe pjesa e parë.Në pjesën e dytë, Franca nuk tentoi shumë për të shënuar dhe shënoi vetëm një gol, në minutën e 60-të me anë të Kurt Zoumas.

Me këtë fitore, Franca kthehet në kuotën e 9 pikëve dhe merr kryesimin në Grupin H, duke lënë pas Turqinë ndaj së cilës humbi 3 ditë më parë kundër saj në Turqi.

Në vendin e dytë është Turqia që ka po aq pikë sa Franca 9, kurse në pozitën e 3 është Islanda po ashtu me 9 pikë.Në vendin e katër është Turqia me 6 pikë, kurse vendet e fundit, 5 përkatësisht 6 e ndajnë Modavia dhe Andorra me 3 pikë, përkatësisht 0 pikë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: