Franca fituese e Ligës së Kombeve, mposht Spanjën në finale

Franca fituese e Ligës së Kombeve, mposht Spanjën në finale

Franca ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Spanjës.

Finalja e Ligës së Kombeve ka dhuruar spektakël për tifozët e futbollit, sidomos në pjesën e dytë, kur u shënuan tri gola, në fitoren 1:2 të Francës, shkruan Periskopi.

Spanja gjeti golin e para, me anë të Oyarzabal në minutën e 64’, por festa e tyre nuk zgjati.

Francezët reaguan menjëherë me Karim Benzema, vetëm pas dy minutave. Ylli i Real Madrid shënoi një super gol për barazimin.

Goli i dytë dhe që vendosi fatin e takimit u shënua në minutën e 80’. Skena ishte për Kylian Mbappe, i cili në një pozitë të dyshimt por të konfirmuar nga VAR, i dha epërsinë skuadrës së tij.

Goli i Mbappe i ka siguruar Francës Ligën e Kombeve. Në ‘Final Four’ ata mposhtën edhe Belgjikën, po ashtu me përmbysje. /Periskopi/

Shpërndaje në: