Franca, Gjermania e Polonia thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, analisti: Mund të jetë kujtesë për kolegët e tyre

Franca, Gjermania e Polonia thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën, analisti: Mund të jetë kujtesë për kolegët e tyre

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë sot thirrje për progres në procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Në një lidhje direkte në ABC, analisti nga Kosova Ardian Arifaj u shpreh se ky zhvillim i fundit ministrat mund të jetë edhe një thirrje drejtuar kolegëve të tyre që të marrin një vendim të vonuar për Kosovën.

Arifaj solli në vëmendje se procesi i liberalizimit të votave po lidhet me dialogun Kosovë-Serbi dhe pse nuk ka ende indikacione që diçka e tillë mund të ndodhë.

“Janë procese të ndara. Procesi i dialogut është një gjë që në rastin më të mirë mund të përfundojë në vitin e ardhshëm.”

Ndërsa duke komentuar thirrjet për ruajtjen e stabilitetit, analisti tha se rreziku që situata në veri të përshkallëzohet mbetet ende. Sipas tij, nuk do të ishte habi nëse në të ardhmen do të kishte tensione.

“E para, rreziku për një eskalim të situatës që e pamë gjatë verës. Rreziku nuk është evituar ende. Ka ende një afat, ka vetura ende me targa të Serbisë. Duket si teknike por është politike. Banorët refuzojnë t’i ndërrojnë targat sepse një farë mënyre i bie të pranojnë autoritetin e Kosovës.  Kjo pritet të shkaktojë tensione dhe rrezikon të sjellë eskalim.”

Kurse, duke u ndalur te vizita e Lajçak, Arifaj theksoi se nuk ishte urgjente, përkundrazi shtoi ai, ishte e planifikuar që dy javë më parë.

“Vizita ka qenë e planifikuar dy javë më herët. Qëllimi është të informohet edhe Rama për atë se çfarë është duke ndodhur me dialogun. Vizita ka pasur për qëllim diskutime me Prishtinën dhe pastaj me Beogradin për një takim brenda dy muajve për targat. Por edhe për të përcaktuar kornizën për marrëveshjen e paqes.”

Duke u kthyer te dialogu Kosovë-Serbi, analisti u shpreh se duket se ka një angazhim serioz Kurti-Vuçiç për ta çuar procesin përpara.

 

Shpërndaje në: