Franca i jep leksion Holandës: 4 me 0

Franca i jep leksion Holandës: 4 me 0

Franca ka arritur ta mposht Holandën me rezultat 4-0 në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024.

Me të filluar takimi ‘Gjelat’ arritën të shënonin që në aksionin e parë në minutën e dytë.

Një asistim i mirë i Kylian Mbappe gjeti Antoine Griezmannin i cili shënoi për 1-0.

Pas gjashtë minutash Franca shënoi sërish, kur Dayot Upamecano shënoi për 2-0.

Fituesi vetëm u bë i ditur, kur në minutën e 21-të, Kylian Mbappe shënoi pas asistimit të Autelien Tchoumenit për 3-0.

Franca e dominoi ndeshjen deri në fund, duke krijuar shumë raste, por goli i fundit erdhi në minutën e 88-të.

Mbappe shënoi golin e dytë personal për rezultatin 4-0.

Holanda humbi penallti në kohën shtesë, me Mempis Depay, që u ndal nga Mike Maignan.

Franca merr fitoren e parë në ndeshjen e parë, ndërsa Holanda do ta kërkojë në ndeshjet e ardhshme.

Shpërndaje në: