Franca kërkon nga Gjermania të derdhë më shumë para për Evropën
Para nisjes së takimit të kabinetit Franko-Gjerman, Presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar investime të reja nga Gjermania në Evropë. Reforma e Bashkimit Evropian është top agjenda, por deri më tani është bërë progres i vogël para fushatës elektorale që do të fillojë në këtë vit në Gjermani.
Ata bënë thirrje për “Revitalizimin e investimeve private dhe publike në Eurpë nga Gjermania”, Macron për gazetën ‘Funke’ dhe ‘Ouest France’ ka thënë, se këto dy shtete fqinje duhet të pranojnë një “perspektivë makroekonomike” të re.
Në një intervistë të publikuar të martën, ai ka bërë thirrje për 1.14 miliardë dollarë dhe për një fond të ri që e përfshin projektin e informacioneve teknologjike duke ia bashkangjitur programe të nanoteknologjisë dhe akumulimin e baterive.
Gjithashtu Macron ka thënë se “Traktat europiane dikur janë ndryshuar për ta bërë një europë jo të kompeltuar. Pyetja nuk është nëse duhet të bëjmë ndryshime, por kur dhe si”.
Presidenti francez ka propozuar krijimin e një ministrie të financave, parlamentin dhe buxhetin e përbashkët për eurozonën, të cilat kërkojnë të ndryshohen traktatet e Bashkimit Europian, raporton Deutsche Welle, transmeton Periskopi.
Në përgjithësi edhe Merkel i ka mirëpritur këto reforma, por shumë analistë dyshojnë për këto ndryshime madhore përderisa shteti gjerman më 24 shtator hyn në fushatën elektorale./Periskopi/



