Franca ngre alarmin, më shumë se 100 zona pa ujë të pijshëm

Periskopi.com Lajme

Qeveria franceze ka ngritur një ekip për të trajtuar një thatësirë ​​historike që ka lënë më shumë se 100 komuna pa ujë të pijshëm.

Ministri i Mjedisit është shprehur se në këto zona po çohet ujë më kamionë të posaçëm pasi tubacionet janë thatë.

Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se kjo është thatësira më e keqe e regjistruar në Francë dhe se kjo situatë pritet të vazhdojë edhe për të paktën dy javë, në 93 rajone, raporton BBC.

Kompania shtetërore të energjisë ka zvogëluar prodhimin në disa termocentrale bërthamore, pasi temperaturat e lumenjve janë shumë të larta për të siguruar ftohje të mjaftueshme.

Ekziston frika se thatësira duke goditur pothuajse të gjithë Francën kontinentale, do të ulë rendimentet e të korrave, duke përkeqësuar krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Vala e të nxehtit që ka pjekur Francën që nga qershori ka bërë që pemët dhe shkurret të lëshojnë gjethet më herët, duke krijuar skena që duken vjeshte.

Në korrik, Franca kishte vetëm 9,7 mm shi, duke e bërë atë muajin më të thatë që nga marsi i vitit 1961. Në pjesën më të madhe të veriperëndimit dhe juglindjes së Francës është ndaluar ujitja në mënyrë që të ruhet uji.