Franca nxjerr ushtrinë dhe i del krah Greqisë, Macron mesazh të fortë Erdoganit
Udhëheqësi francez shprehu shqetësimin për eksplorimin “të njëanshëm” nga Turqia në një telefonatë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, tha zyra e Macron në një deklaratë, duke shtuar se kërkimi duhet të “pushojë në mënyrë që të lejojë një dialog paqësor” midis palëve.
Franca do të “forcojë përkohësisht” praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, thuhet në deklaratë, për “të monitoruar situatën në rajon dhe të shënojë vendosmërinë e saj për të mbështetur ligjin ndërkombëtar”.