Franca sensacionale, mposht Belgjikën me super përmbysje dhe kalon në finale

Franca sensacionale, mposht Belgjikën me super përmbysje dhe kalon në finale

Franca ka arritur një fitore të madhe duke përmbysur rezultatin nga 2-0 në 3-2 në favor të tyre, për ta prekur finalen e Ligës së Kombeve.

Golin e ndeshjes e hapi Carrasco, duke realizuar gol në minutën e 37-të, gjersa tri minuta më vonë, Romelu Lukaku dyfishoi epërsinë në minutën e 41-të, për t’i dhënë avantazhin belgëve me dy gola në epërsi pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Franca përmbysi gjithcka, duke i realizuar tri gola radhazi, për të prekur kështu finalen e madhe.

Karim Benzema ishte ai i cili e ngushtoi epërsinë fillimisht të francezëve, duke realizuar një gol të bukur me të majtën në minutën e 62-të, gjersa shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi shifrat duke realizuar gol nga pika e penalltisë.

Kur u mendua se ndeshja do të shkoj në vazhdime, kështu nuk mendoi anësori i Milanit, Theo Hernandez i cili bombaradoi portën e Courtois në minutën e 90+1, për të përmbysur gjithcka në këtë sfidë.

Me këtë fitore të çmendur, Franca i bashkohet Spanjës ku do të luajnë në finalen e Ligës së Kombeve, të dielën nga ora 20:45.

Shpërndaje në: