Franca thotë se i takon Kosovës të aplikojë në Këshillin e Evropës

Franca thotë se i takon Kosovës të aplikojë në Këshillin e Evropës

Ambasada e Francës në Kosovë ka deklaruar se i takon Kosovës si shtet sovran që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në një komunikatë të ambasadës franceze në rrjetin social Facebook, thuhet se ardhmja e Kosovës është si anëtare e KiE.

Më tej në deklaratë thuhet se “prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit”.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në reagim të Ambasadës së Francës në Kosovë.

Kujtojmë se gjatë ditës, ambasadori i Francës në Beograd Pierre Cochard në një media serbe tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i njëanshëm dhe si i tillë Franca nuk e mbështet.

Shpërndaje në: