Francë, alarmi i kuq ende në fuqi në Seine-et-Marne

Francë, alarmi i kuq ende në fuqi në Seine-et-Marne

Alarmi i kuq i cili u shpall në Seine-et-Marne, në Francë për shkak të reshjeve intensive të shiut që po vazhdon nga fundjava, ende është në fuqi.

Ekspertët paralajmërojnë se lumi Sena që kalon përreth Kullës Eifel është në rritje. Niveli i lumit Sena në Paris është më i lartë që nga viti 1982.

Reshjet e dendura në pjesën më të madhe të Francës që zgjatën nga fillimi i javës, patën ndikim negativ ndaj jetës së qytetarëve. Reshjet më së shumti goditën rajonin Seine-et- Marne, ku deri më tani dy njerëz e humbën jetën.
Për shkak të rritjes së ujit të lumenjve janë mbyllur disa rrugë ndërsa në Paris komunikacioni është në kaos. Janë mbyllur gjithashtu edhe disa stacione të metros për shkak të rrezikut nga derdhja e lumenjve.

Muzetë d’Orsay dhe Louvre janë mbyllur për vizitorët, ndërsa disa vepra artistike janë vendosur në vende të cilat nuk rrezikohen nga përmbytjet.

Shpërndaje në: