Francë: Forcat e policisë franceze përleshen me protestuesit
Rrugët e Parisit kanë gjatë ditës së djeshme kanë qenë të ‘pushtuara’ nga protestues të cilët janë përleshur me policinë.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e egërsuar e cila protestonte kundër reformave jopopullore të punës.
Në shumë qytete franceze mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar legjislacionin e propozuar nga qeveria.
“Ky është kaosi dhe paniku i shkaktuar mes turmës së protestuesve dhe gazit lotsjellës”, raportojnë mediat ndërkombëtare duke sjellë në pamje video të përleshjes.
“Ëndërr e një pune apo ëndërr e papunësisë?” shkruhet në një prej parullave të demonstruesve.






