Francezët e pakënaqur: Popullariteti i Macron bie dukshëm
Vlerësimi i popullaritetit të Presidentit francez Emmanuel Macron ka rënë për 10% këtë muaj, sipas një sondazhi të “Ifop”.
Kjo rënie e popullaritetit të një presidenti nuk ka ndodhur që nga viti 1995. Sondazhi i botuar në gazetën Journal du Dimanche, thotë se 54% e njerëzve në Francë ishin të kënaqur me Macron në muajin korrin, krahasuar me 64% në qershor. Presidenti i cili e kishte të njëjtën rënie të popullaritetit ishte Jacques Chirac në vitin 1995.
Macron ka pasur një muaj të vështirë, duke filluar nga shkurtimi i shpenzimeve ushtarake si dhe me dorëheqjen e gjeneralit të lartë Pierre de Villiers, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.



