Frank Lampard pranon se ka ndërruar mendje rreth debatit Messi-Ronaldo në deklaratën fascinuese

Frank Lampard pranon se ka ndërruar mendje rreth debatit Messi-Ronaldo në deklaratën fascinuese

Frank Lampard është një prej mesfushorëve më të mëdhenj që ka parë futbolli.

Top golashënuesi i të gjitha kohëve i Chelseat, me një trofe të Champions Leagues mbi supe dhe një vend të dytë në garën për ‘Topin e Artë’, Lampard është atje lart me futbollistët më të mirë në histori të Anglisë, transmeton Periskopi.

Tash, si trajner, ai është në kërkim të punës së re në menaxhment, derisa mendimi i tij respektohet gjërë në audiencën e futbollit.

Sidoqoftë, së fundmi Lampard u takua me Gary Nevillen për një sesion fascinues pyetje-përgjigje në ‘The Overlap’.

Dhe kur Neville e pyeti rreth debatit Ronaldo apo Messi, ish-mesfushori u përgjigj:

”E dini çfarë, gjithmonë kam qenë njeri i Messit dhe pastaj pashë debatin tënd me Carran së fundmi dhe në fakt mendoj për numrat e Ronaldos në finale të mëdha dhe gjysmëfinale siç i kemi parë, mendoj, tash ndoshta i jap atij përparësi.” /Periskopi.com/

 

 

 

 

Shpërndaje në: