Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kurti po kalkulon, e di që gjasat për t’u pranuar në BE janë zero

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kurti po kalkulon, e di që gjasat për t’u pranuar në BE janë zero

Për që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është befasi, por kjo nuk do të thotë që ata e kanë prospektin ose që kjo gjë pritet të ndodhë, shkroi e përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Referuar lajmërimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili në një konferencë për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, se Kosova do të aplikojë në BE brenda vitit 2022, gazeta gjermane shkruan se Kosova i ka gjasat tejet të vogla për t’u pranuar në rrethanat aktuale.

“Pas Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moladvisë, Kosova gjithashtu dëshiron të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por dëshira nuk do të thotë asgjë për prospektin që kjo të ndodh”, shkroi FAZ.

“Formalisht kjo ndryshon asgjë sa për fillim. Mund të aplikoni për gjithçka – por çfarë dëshironi nuk do të thotë asgjë për çfarë prospektesh keni. Ky lajmërim nuk e ndryshon faktin që nga 27 vende të BE-së (Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008. Fakti që Kurti megjithatë zgjodhi të ndërmerr këtë hap, i cili duket se nuk i ka gjasat, gjithashtu ka të bëjë me rrethanat e veçanta të muajve të kaluar – dhe mbase edhe me dëshirën për ta detyruar BE-në të merr pozicion”, thuhet më tej në artikull.

“Kalkulimi i tij: nëse Brukseli dhe kryeqytetet evropiane duan t’i japin preferencat e tyre ndaj një vendi të shkatërruar nga lufta ose një vendi në Kaukaz para Kosovës, e cila ka një popullatë me shumicë dërrmueses pro-perëndimore, atëherë ata duhet ta thonë haptazi këtë gjë”, shkruan gazeta gjermane.

Mes tjerash, kjo gazetë vizitën e kancelarit gjermane e quajti vizitë e cila “nuk solli asgjë sa i përket kënaqshmërisë”.

Shpërndaje në: