Frashër Krasniqi i përmend 11 ndryshimet që i ka bërë LVV

Frashër Krasniqi i përmend 11 ndryshimet që i ka bërë LVV

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ia ka përmendur ish-partisë së tij, LVV 11 ndryshimet që i kanë bërë që nga themelimi.

“Kjo është Vetëvendosja sot. Hala pa mbërri te pushteti. Pa i bërë as gjysmë viti prej që ka fituar.Edhe më ndryshe do të jetë nesër. Edhe më hipokrite, edhe më populliste, edhe më e etur për pushtet.”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

– Nga jo negociata, në po negociata,

– Nga kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë, tek mbështetja e tyre,

– Nga ideja për bashkim kombëtar, tek ideja që e lë anash bashkimin,

– Nga “Lista Serbe është formacion çetnik”, tek përfshirja e Srpskas në qeveri,

– Nga “Isë, Isë argat i Serbisë”, në “profesor të respektuar”,

– Nga kundërshtimi edhe me protesta i takimeve sekrete me ministrat e Serbisë, në arsyetim të takimeve të veta me Gjuriqin,

– Nga 12 ministri, në 14 ministri,

– Nga kundërshtimi i ndërhyrjeve ndërkombëtare në krijimin e qeverive të Kosovës, në thirrjen e ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion,

– Nga “Rançi i Prapashticës”, në takimet, tinza, natën në atë vend,

– Nga thirrja që qeveritë të bazohen në program e parime, në pazare të ulëta për pozita e pushtet,

– Nga thirrjet për transparencë të pushtetit, në ikjen fshehurazi nga mediet dhe gazetarët.

Kjo është Vetëvendosja sot. Hala pa mbërri te pushteti. Pa i bërë as gjysmë viti prej që ka fituar.

Edhe më ndryshe do të jetë nesër. Edhe më hipokrite, edhe më populliste, edhe më e etur për pushtet.

Shpërndaje në: