Frashëri gjen videon ku Mytaher Haskuka duket t’i thotë Albinit “baba jem” (Video)

Frashëri gjen videon ku Mytaher Haskuka duket t’i thotë Albinit “baba jem” (Video)

Ish zyrtari i lartë i VV-së i kthyer në aktivist të PSD-së, Frashër Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video nga një bashkëbisedim i Mytaher Haskukës me Albin Kurtin që ai thotë se shpërfaq një logjikë të rrezikshme të partisë së këtij të fundit.

Haskuka derisa po prezantonte një projekt, nis të thotë “prej babës kom dëgju” e kur flet për babën duart i drejton kah kryeministri Albin Kurti.

Ky gjest, Frashëri thotë se e ka tradhtuar kandidatin e Vetëvendosjes dhe i ka treguar popullit të vërtetën e kësaj partie.

“Kjo ishte prej fillimit logjika e VV-së që ne e denoncuam: baba; profeti; subjekti i historisë… ai që di gjithçka, fjala e të cilit bën mrekulli, na i fiton zgjedhjet gjithkah!” – thotë z. Frashër, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se aktivistët e PSD-së ishin ndarë nga Vetëvendosje duke pretenduar se z. Kurti kërkonte të kultivonte kultin e personalitetit. Një ndër parullat kryesore të asaj kohe kishte qenë “S’ka babë, ka ide!”

Statusi i plotë:

Kandidati i VV në këtë video, si edhe të gjithë kandidatët e tjerë të kësaj partie, mund të ketë folur këtu për babën e tij biologjik. Por gjestet e tradhëtojnë. Kur e përmend babën, duart i drejtohen nga Kurti.

Kjo ishte prej fillimit logjika e VV-së që ne e denoncuam: baba; profeti; subjekti i historisë… ai që di gjithçka, fjala e të cilit bën mrekulli, na i fiton zgjedhjet gjithkah!

Shpërndaje në: