Frika nga koronavirusi, edhe Zvicra anulon ndeshjet e kësaj jave

Frika nga koronavirusi, edhe Zvicra anulon ndeshjet e kësaj jave

Coronavirus i ka tmerruar të gjithë, me virusin që pasi pushtoi Kinën, tashmë është përhapur shumë edhe në Itali, ku janë regjistruar mbi 650 raste.

Gjithashtu, një tjetër vend i prekur është Zvicra, ku ditët e fundit janë konfirmuar rastet e para.

Pikërisht lidhur me këtë gjë, shteti zviceran është vënë në alarm dhe së fundmi ka marrë vendim edhe sa i përket futbollit, ku ka vendosur që të anulojë çdo ndeshje të kësaj fundjave për çështje sigurie.

I gjithë futbolli në Zvicër është në “black-out” për këtë fundjavë.

Shpërndaje në: