Frikë e drithërimë: Kërset lufta mes Armenisë dhe Azerbaixhanin, menjëherë raportohen të vdekur në të dyja palët

Frikë e drithërimë: Kërset lufta mes Armenisë dhe Azerbaixhanin, menjëherë raportohen të vdekur në të dyja palët

Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbaixhanit për rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakhut, me civilë të vdekur që janë raportuar në të dyja palët.

Duke akuzuar Azerbaixhanit për sulme ajrore dhe artilerike, Armenia raportohet të ketë rrëzuar helikopterë dhe të ketë shkatërruar tanke, pasi e shpalli edhe ligjin ushtarak.

Azerbaixhani thotë se ka nisur një kundër-ofenzivë si përgjigjje për granatimet, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Rajoni njihet nga ndërkombëtarët si pjesë e Azerbaixhanit por kontrollohet nga armenët etnikë.

Ata u ndanë në vitet e fundit të Bashkimit Sovietik. Edhe Armenia por edhe Azerbaixhani ishin pjesë të shtetit komunist, i cili mësynte të shtypte dallimet religjioze dhe etnike.

Pas luftimeve, presidenti i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev, tha se kishte besim që do ta rimerrnin kontrollin në atë rajon. /Periskopi

Shpërndaje në: