Frikë e lemeri: Numri i të vdekurve nga Covidi gati u katërfishua në bazë javore

Frikë e lemeri: Numri i të vdekurve nga Covidi gati u katërfishua në bazë javore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat e 24 orëshit të fundit të luftës së vendit me pandeminë, dhe ajo çka shqetëson është rritja rapide e numrit të të vdekurve. Por, cila është rritja në baza javore?

Periskopi ka analizuar dy javët e fundit sa i përket vdekjeve bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në javën e fundit [ku përfshihet edhe dita e sotme me 17 të vdekur] kanë vdekur 57 qytetarë nga koronavirusi, përcjell Periskopi.

Kjo ka përfshirë ditët nga data 17 deri më 23 gusht.

Ndërkohë, javën e kaluar (nga 10 deri më 16 gusht) kanë qenë vetëm 15 qytetarë të vdekur.

Kjo nënkupton se numri i të vdekurve në baza javore gati është katër-fishuar. /Periskopi 

Shpërndaje në: