Fryhet Ramiz Kelmendi për brekët e tij dhe trenerkat e gruas

Periskopi.com Fun

Ish-deputeti i LDK’së dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, sonte në Debat Plus ka thënë se duhet të mbrohet dhe të vlerësohet produkti vendor në Kosovë, transmeton Periskopi.

Ai për të ilustruar përkushtimin dhe dashurinë ndaj produkteve vendore, është krenuar që vesh të brendshme nga Kosova dhe se gruaja e tij përdor trenerka të prodhuara në Podujevë.

‘’Nëse arrin me i bind të tjerët, dhe të paktën bashkëshorten me  i përdor produktet tona, është sukses.  Një natë gruaja u lavdërua që i ka veshë do trenerka nga Podujeva. I thash gru po më pëlqen që si gru e biznesmenit,  ke arrit me i vesh nipar trenerka të prodhuesit vendor’’.

”Këpucat i kam të Kosovës, këmishën të Kosovës dhe të brendshmet i kam të Kosovës”/PERISKOPI/

Shpërndaje në: