Fshati Muçibabë që po zbrazet

Fshati Muçibabë që po zbrazet

Jo shumë larg Gjilanit, fshati Muçibabë në këtë komunë dita ditës po zbrazet, raporton KTV. Banorët kanë filluar ta braktisin vendlindjen e tyre për shkak kushteve të vështira për jetesë dhe mungesës së infrastrukturës .

Ka pothuajse tre vjet që familja Ibrahimi jeton në shkollën e këtij fshati. Kryefamiljari kërkon nga Komuna t’i bëjë një zgjidhje, pasi thotë se nuk dëshiron që të jetë në mesin e atyre që po largohen nga fshati.

Por për mësimdhënësit e shkollës, prania e tij po e pengon procesin mësimor. Komuna në anën tjetër pranon vështirësitë që kanë banorët në këtë fshat, por zyrtarët e saj premtojnë zgjidhje.

Fshati Muqibabë shtrihet në juglindje të Gjilanit, në 800 metra lartësi mbidetar. Aktualisht në këtë fshat jetojnë rreth 20 familje.

Shpërndaje në: