FSHF mesazh prekës për Memushajn pasi i vdiqën fëmijët
Ja mesazhi i plotë i FSHF-së në Facebook:
“Me trishtim të madh, Federata Shqiptare e Futbollit i qëndron pranë në këtë moment jo pak të vështirë dhe tepër delikat të jetës, futbollistit te ekipit kombëtar te futbollit, Ledian Memushaj për situatën thellësisht te rende shpirtërore qe po përjeton dhe kalon.
FSHF, të afërm miq e shumë shokë i janë pranë në këtë moment të tij! Lediani do të gjejë forca për të kaluar një situatë të tillë të papritur dhe thellësisht prekëse”.



