FSK me xhipa lufte prej 2.5 milionë eurosh

FSK me xhipa lufte prej 2.5 milionë eurosh

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me 27 xhipa të cilët do të jenë të gatshëm edhe për luftë pasi do të pajisen me armë.

Pjesëtarët e FSK-së së shpejti do të kenë mundësi të ngasin xhipa të rinj. Kjo sepse Ministria e FSK-së tashmë ka nënshkruar kontratën me kompaninë “AGS”, për 27 xhipa dhe 2 ambulanca. Vlera e përgjitshme e kontratës është 2,498,850.00€, transmeton lajmi.net

Sipas përshkrimit të kontratës, xhipat do të jenë 4×4 të përshtatshëm për taktika të terrenit, me pajisje që do të mundësojnë edhe vendosjen e armëve si dhe pajisje të tjerë të komunikimit.

“AK i MFSK-se dëshiron te hy ne mardhënjë kontraktuale me një OE i cili do te ketë kapacitet te nevojshëm për te bere furnizimin me 27 cope “Automjete (xhipa)4×4 taktik te terrenit” me pajisjet përcjellëse (Pajisje për vendosjen e armëve si dhe pajisjet për vendosjen e sistemit te komunikimit Radio HARRIS) si dhe mirëmbajtjen – servisimin e tyre përgjatë periudhës garantuese sipas kërkesës ne DT Aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm) te cilat do te përdoren për njësit e veçanta te Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK), për plotësimin e nevojave dhe standardeve qe kërkohen me qellim te përmbushjes se kapaciteteve operacionale me qellim te arritjes e objektivave ne përmbushjen e misionit te FSK-se sipas misionit qe kane këto njësi dhe vet FSK-ja”, thuhet në kontratë.

Shpërndaje në: