FSK pranon 840 ushtarë të rinj, Ministria e Mbrojtjes jep detaje për aplikim

FSK pranon 840 ushtarë të rinj, Ministria e Mbrojtjes jep detaje për aplikim

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju njoftojmë në shpallje të konkursit që është në vijim.Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Konkursi është i hapur prej 21.10.2021 deri më 03.11.2021. Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Duke bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Rregulloren Nr. 03/2020 për Rekrutim në FSK, dhe Rregulloren Nr.01/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK, Ministria e Mbrojtjes shpall:

K O N K U R S

Për rekrutimin e tëtëqindekatërdhjetë (840) rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Grada; Rekrut/OR-1
Statusi: Aktiv
Vendi: FSK

Shpërndaje në: