FSSHK jep informacione për grevën e sotme të punëtorëve shëndetësorë

FSSHK jep informacione për grevën e sotme të punëtorëve shëndetësorë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dhënë informacione për grevën e sotme të punëtorëve shëndetësorë, derisa ka bërë të ditur se nga data 6 dhjetor do të marrin vendime për veprime tjera.

Nga FSSHK kanë thënë se greva ka filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

Sipas kësaj Federate, grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim, e në këtë mes edhe popullata e gjerë e cila është solidarizuar me punëtorët shëndetësor.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shfrytëzon rastin ti falenderojë punëtorët shëndetësor dhe pacientët. Në fund FSSHK njofton të gjithë punëtorët shëndetësor se me datë 06.12.2021 është ftuar Këshilli Drejtues i FSSHK-së ku do të merren vendime për veprime të mëtutjeshme sindikale”, thuhet nga FSSHK.

Shpërndaje në: