Ftesat me Viber e WhatsApp, Haradinaj: Nuk u kanë kështu as në komunizëm, për turp e faqe të zezë

Periskopi.com Lajme

Nasim Haradinaj sot gjatë seancës së radhës në Hagë ka kritikuar Gjykatën Speciale pse thirrjet, qoftë si ë dyshuar apo si dëshmitarë, njerëzve në Kosovë u janë dërguar përmes platformave jo zyrtare, transmeton Periskopi.

Haradinaj u tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur as në sistem të komunizimit.

‘’Të përdoret thirrja zyrtare në Whats App e Viber. Ish sistemi jugosllav edhe thirrjet ti ka pru në shpi. Sikur këta ta kishin bërë në këtë formë, askush nuk do t’i kishte kundërshtuar.’’
‘’Patëm dijeni nga vet veteranët. Kanë qenë për turp e faqe të zezë që u diskutu për thirrjet ‘dëshimtar i dyshuar’, nuk ka të tillë, nuk ka pasë as në komunizëm kësi thirrjesh. PERISKOPI/