Ftohtë e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për nesër dhe tre ditët ardhshme

Ftohtë e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për nesër dhe tre ditët ardhshme
Të mërkurën kthjellime e shumë ftohtë. Nga e premta sërish reshje shiu.
7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Kohëpaskohe priten reshje bore, e në vise më të ulëta, ditën përzien edhe me shi.
8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes. Kryesisht kthjellët.
9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.
10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.
Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten.
Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.
Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.
Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.

Shpërndaje në: