Fukarallëku është kafshatë që s’kapërdihet: Tjetër ditë, tjetër largim nga Feronikeli

Periskopi.com Sporti

Feronikeli, në krizë të thellë financiare, ka ndarë rrugët me një tjetër futbollist sot për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Lojtari i radhës që ka konfirmuar ndarjen me ‘Industrialistët’ është Alban Shabani.

Mesfushori e ka bërë të ditur këtë përmes profilit të tij në Facebook, i cili theksoi se largimi vjen pikërisht për shkak të rrethanave në klub.

Njoftimi i plotë nga Alban Shabani:

“Te dashur familjare, miq, shok dhe dashamire dua te ju informoje se, bazuar ne rrethanat e veshtira qe gjendet Klubi im aktual Fc Feronikel , kemi arritur ne nje pike te veshtire te nje marreveshje reciproke per shkeputjen e kontrates time.

Ishte kenaqesi qe isha pjese e nje klubi sikurse Nikli.

Falenderoj trajnerin, bashklojtaret, stafin dhe te gjithe tifozat e klubit per bashkpunimin, durimin dhe hapsiren e dhene.

I uroje klubit gjithe te mirat dhe rimekembje sa me te shpejt.

Me respekt Alban Shabani”