Fulhami ofertë për Elbasan Rashanin

Fulhami ofertë për Elbasan Rashanin

Disa nga futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë afër të ndërrojnë mjedis.

Njëri nga ta është edhe Elbasan Rashani që së fundmi i ka siguruar fitoren Kosovës ndaj Bullgarisë.

Rashani është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën norvegjeze Odd Ballklub.

Rashani me shokë duke e festuar fitoren ndaj Bullgarisë

Daily Mail ka raportuar se skuadra e njohur londineze Fulham ka bërë ofertë për sulmuesin vushtrrias.

Fulham ka ofruar 500 mijë euro për ti fituar shërbimet e Rashanit.

Rashani duke e festuar golin

Mbetet të shihet nëse ODD do ta pranojë ofertën e Fulham për Rashanin.

Shpërndaje në: