Fundi i një epoke po afron: Për herë të parë pas 21 vitesh, një turne Masters pa Federer, Nadal ose Djokovic

Fundi i një epoke po afron: Për herë të parë pas 21 vitesh, një turne Masters pa Federer, Nadal ose Djokovic

Fundi i një epoke në tenis po afron gjithnjë e më shumë. Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Djokovic po afrohen me pensionimin.

Kjo vihet në pah edhe më shumë pas mungesës së tyre në Indiana Wells, Mastersin e radhës që do të zhvillohet këtë vit. E kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2000 që asnjëri nga treshja nuk merr pjesë në një Masters, përcjell Periskopi

Më datën 7 tetor, do të nisë në Amerikë turneu Masters (1000 pikë) i Indian Wells, një nga më të rëndësishmit në botë.

E veçanta e këtij turneu është se për herë të parë pas 21 vitesh, në një turne Masters nuk do të jetë një nga 3 tenistët më të mirë në botë: Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Djokovic, të njohur ndryshe si “Big 3”.

Që nga viti 2000, të paktën njëri nga këta tri tenistë ka marrë pjesë në turnetë Masters, ndërsa këtë herë do të mungojnë njëkohësisht të tri tenistët.

Disi i çuditshëm ky fakt, por që tregon se këta tenistë janë drejt fundit të karrierës. Nadal e Federer kanë deklaruar se do të rikthehen vitin tjetër, ndërsa Djokovic se nuk do të luajë në Indian Wells.

Këta tri tenistë kanë fituar 13 nga 16 edicionet e fundit të Indian Wells (5 herë Federer e Djokovic si dhe 3 herë Nadal). Kjo mungesë u jep mundësi tenistëve të tjerë “big” që të synojnë trofeun dhe 1000 pikët që jepen për fituesin, për të zbritur nga froni Djokovic. /Periskopi/

Shpërndaje në: