Fundoset jahti në Dhërmi

Fundoset jahti në Dhërmi

Një jaht është fundosur në Drimadhes, Dhërmi. Mjeti lundrues rreth 15 metra i gjatë ishte në spirancë rreth 100 metra larg bregut.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë çarje që ka pasur dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Euronews Albania, raporton se jahti mbante emrin “BAE”, kishte një flamur panamez dhe ishte në pronësi të shtetasit Festim Prendi.

“Mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit në një nga tapat kryesore të tij,”.

Shpërndaje në: