Fuqia e nivelit tjetër

Periskopi.com Tech & Auto

Telefoni më i përfolur i verës që lamë pas, Galaxy Note10, nuk është thjesht një smartphone.Është një telekomandë lojrash, një studio filmike, një kompjuter me një laps inteligjent – e gjitha në një pajisje. Fjala kyç e inovacionit të gjigandit Samsung ishte padyshim më shumë: më shumë ekran, më shumë fuqi, më shumë opsione dhe më shumë memorie.

Frymëzuar nga fleksbiliteti mes jetës dhe punës që karakterizon gjeneratat e reja, Galaxy Note10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë por edhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje. Seria Note 10, një ngjizje e përsosur e produktivitetit dhe kreativitetit, është projektuar me risi të fuqishme, të krijuara për të ndihmuar përdoruesit të çojnë përvojën e tyre celulare në nivelin tjetër. Në këtë mënyrë, Samsung i qëndron besnik misionit për t’i ofruar përdoruesve paketën maksimale të opsioneve, duke rifreskuar identitetin e linjës me risi të fuqishme.

Përdoruesit e Galaxy Note vlerësojnë fuqinë e dizajnit të sofistikuar veçanërisht për përvojën që ofron. Çdo element i Galaxy Note 10 është projektuar të jetë me shkëlqim, i lëmuar, i hollë dhe pa shpërqëndrime, në mënyrë që përdoruesit të mund t’ua kushtojnë vëmendje të plotë ideve,projekteve dhe përmbajtjes që ka më shumë rëndësi.

Si fillim, Galaxy Note vjen në dy madhësi – një risi kjo për serine – kështu që konsumatorët mund të zgjedhin versionin më të përshtatshëm për ta. Metali dhe xhami me shkëlqim shkrihen në një dizajn mbresëlënës dhe elegant. Cinematic Infinity Display, ekrani dinamik AMOLED i Note 10, Galaxy Note10 ju jep dritë të pafund dhe ngjyra të shkëlqyeshme në të gjitha kushtet,duke ju lejuar të zhyteni plotësisht në filmat dhe lojërat tuaja të preferuara. Ekrani më gjithëpërfshirës i prodhuar ndonjëherë nga Samsung ofron një eksperiencë efikase midis mendimit dhe veprimit, shikimit dhe krijimit. Për shikim më të rehatshëm, ekrani Eye Comfort zvogëlon dritën blu pa ndikuar në cilësinë e ngjyrave.

Përdoruesit e Note vlerësojnë mbi të gjtha produktivitetin, dhe ata e shohin telefonin e tyre si thelbësor për t’i ndihmuar ata të bëjnë dhe të arrijnë më shumë. Për këta përdorues, Galaxy Note10 përmban teknologji të reja, opsione të zgjeruara dhe integrime të fuqishme të gjitha në shërbim të përdoruesve; që ata të kenë lirinë për të punuar në mënyrën më produktive.

S Pen, mendoje, shkruaje, kape.

S Pen i ridizajnuar ju ofron më shumë fuqi në majë të gishtave. Air actions, fotot në distancë dhe shkrimet e dorës të përkthyera në tekst, mund të realizohen të gjitha nga S Pen me një dizajn elegant dhe më shumë fuqi: një karikim prej 6 minutash ju jep deri në 10 orë kohë të baterisë

Komandoni një prezantim, shikoni video ose realizoni foto me një klik. S Pen-i i ri është riprojektuar për të njohur gjestet tuaja, duke ju lejuar të kontrolloni lehtësisht telefonin tuaj. Këtu përfshihet dhe opsioni për të naviguar lehtësisht nëpërmjet gjesteve në lojrat tuaja të preferuara.

Për më tepër, në vetëm disa prekje, procesverbali i mbledhjeve mund të formatohet dhe shpërndahet; frymëzimet e momentit mund të kthehen shpejt në dokumente të redaktueshme. S Pen është padyshim asistenti personal që nuk e dinit që ju duhej!

Gjithmonë i lidhur

Galaxy Note10 integron lidhjen me Windows direkt në panelin e shpejtë. Me një klik,përdoruesit mund të lidhen me PC-në e tyre me Windows 10, ku mund të shohin njoftime, të dërgojnë dhe të marrin mesazhe, të shikojnë fotot e tyre më të fundit pa ndaluar për të parë telefonin e tyre. Galaxy Note10 zgjeron aftësitë e Samsung DeX, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të punojnë midis telefonit të tyre dhe një PC ose Mac. Me një lidhje të thjeshtë USB,përdoruesit mund të tërheqin dhe të lëshojnë skedarët midis pajisjeve dhe të përdorin aplikacionet e tyre të preferuara të telefonit me një mouse dhe një tastierë, duke i ruajtur të dhënat në telefonin e tyre përmes Samsung Knox.

Një sistem i ri i fuqishëm i kamerave profesionale ju garanton një studio të mirëfilltë filmiminë xhepin tuaj. Tani mund t’i ktheni fotot dhe videot e përditshme në momente epike. Duke integruar një kombinim të teknologjisë dhe softuerit të përparuar të imazhit, Galaxy Note10 ngre videografinë dhe fotografinë në celular në nivelin tjetër.

Modalitete fantastike

Galaxy Note10 lejon përdoruesit të realizojnë video profesionale pa pasur nevojë të mbajnë me vete pajisje ekstra. Live Video Focus shton rregullime dimensionale, në mënyrë që të mund të turbulloni sfondin për t’u fokusuar në objektin që dëshironi. Zoom-in Mic amplifikon audion në kornizë dhe eliminon zhurmën e sfondit, për tu fokusuar më mire tingujt që dëshironi. Super Steady i ri dhe i përmirësuar stabilizon pamjet, dhe tashmë është i disponueshëm në modalitetin e Hyperlaps për video të qëndrueshme. Night Mode, tashmë e disponueshme në kamerën e përparme, lejon përdoruesit të kapin selfie të mrekullueshme, pa marrë parasysh sa i errët është mjedisi përreth.

Regjistro si një profesionist

Pasi të kenë regjistruar videon e tyre, përdoruesit e Galaxy Note10 mund ta modifikojnë në lëvizje direkt nga celulari i tyre . Redaktori i Videos integron S Pen inteligjent, që e bën dhe më të lehtë editimin. Ndërsa për krijuesit që kanë nevojë për më shumë kontroll mbi pamjet e tyre,Adobe Rush në Galaxy Note10 ofron një paketë të sofistikuar të mjeteve të editimit.

Regjistruesi i Ekranit: Për lojtarët që duan t’i shtojnë personalitet transmetimeve të tyre, ose vloggers-at që duan të përmirësojnë tutorialet e tyre, me anë të Screen Recorder dhe S Pen, ju mund të regjistroni me lehtësi ekranin dhe të shtoni reagime dhe krijime personale.

Galaxy Note10 integron aftësitë AR dhe 3D në kamera. Së bashku me një lente me kënd shumë të gjerë, ai hap një medium krejtësisht të ri për krijuesit. Me AR Doodle personalizon fotot me vizatime dinamike, efekte dhe animacione që përcjellin imazhin. Dhe me Skanerin 3D, një inovacion për Note, kamera DepthVision e Galaxy Note10+ mund të bëjë një skanim të çdo objekti, dhe menjëherë ta kthejë atë në një interpretim të lëvizshëm, të editueshëm 3D.

PERFORMANCA E PAKRAHASUESHME PËR ‘PËRDORUESIT E FUQISHËM’

Për t’i ndihmuar adhuruesit e Note t’i bëjnë të gjitha më shpejt dhe më mirë, si detyrat apo projektet por edhe ndjekjen e pasioneve të tyre, Galaxy Note10 është projektuar me hardware të nivelit të lartë dhe opsione të nivelit tjetër.

Pa ndalim

Teknologjia e lartë e baterisë Galaxy Note10 nuk ju lë në baltë. Me vetëm 30 minuta karikim,Galaxy Note10+ zgjat gjatë gjithë ditën. Nuk mund të lëmë pa përmendur opsionin PowerShare Wireless me të cilin mund të karikoni pajisjet e ekosistemit Galaxy. Me një procesor të fuqishëm dhe memorie të jashtme deri deri në 1TB, mund të shkarkoni fotografi dhe video me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe lidhjen LTE 2.0Gbps.

Performancë Optimale gjatë Lojrave

Përvojat më të mira të lojrave kërkojnë specifikime të cilësisë së lartë. Me Game Booster-in me bazë AI, Galaxy Note10 optimizon performancën dhe konsumin e energjisë në varësi të lojës.

Gjithashtu, me shërbimin transmetues PlayGalaxy Link P2P, përdoruesit mund të vazhdojnë atje ku e kanë lënë lojën nga çdo PC dhe të vazhdojnë të luajnë në lëvizje pa pasur nevojë për ruajtje lokale.

NJË PORTAL PËR NË EKOSISTEMIN E GALAXY

Galaxy Note10 është në zemër të ekosistemit Galaxy, një grup i produkteve dhe shërbime të cilësisë premium që ofrojnë përvoja për ta bërë jetën e përdoruesve më të thjeshtë dhe të lidhur.

Pajisjet si Galaxy Watch Active 2 dhe tablet si Galaxy Tab S6 mbajnë përdoruesit të lidhur dhe i ndihmojnë ata të kryejnë më shumë punë në lëvizje. Të bazuara në këto produkte, janë shërbimet Samsung si Samsung Pay, Samsung Health, Bixby, platforma e inteligjencës së Samsung etj.

Disponueshmëria e Galaxy Note10

Galaxy Note10 është i disponueshëm në ngjyrat Aureolë me shkëlqim, Aureolë rozë dhe Aureolë të zezë, dhe Galaxy Note10+ në Aureolë me shkëlqim, Aureolë të bardhë dhe Aureolë të zezë.

Për më shumë informacion në lidhje me Galaxy Note10, vizitoni news.samsung.com/galaxy,

www.samsungmobilepress.com ose www.samsung.com/global/galaxy/galaxy-note10.

 

Shpërndaje në: