“Fury është më i mirë sesa Muhammad Ali, Mike Tyson dhe Lennox Lewis” – lëvdata të mëdha për ‘Gypsy King’

“Fury është më i mirë sesa Muhammad Ali, Mike Tyson dhe Lennox Lewis” – lëvdata të mëdha për ‘Gypsy King’

Tyson Fury do ta mbrojë titullin e tij të kampionit WBC në peshat e rënda, në meçin e së shtunës, ndaj Deontay Wilder.

Trajneri i Tyson Fury, SugarHill Steward ka thënë fjalë të mëdha për yllin e tij, duke e konsideruar si më të mirin e të gjitha kohërave.

Fury duhet ta ruaj nderin e tij gjatë të shtunës, për të ruajtur edhe titullin e kampionit njëkohësisht, por edhe rekordin pa humbje.

Sipas trajnerit të tij, ‘Gypsy King’ mund ta bëjë këtë, pasi është më i mirë sesa Muhammad Ali, Mike Tyson, e Lennox Lewis.

“Mendoj për atë se si Tyson ka karakteristikat e Lewis, Klitschko, Ali, Tyson dhe gjithë boksierëve të mëdhenj të peshave të rënda. Ai ka gjithë këto karakteristika por edhe superioritetin mental”, ka thënë Steward, transmeton Periskopi.

“Ai ka gjithçka që ata kishin, dhe më shumë. Tyson është boksier special dhe do të ketë vend special në historinë e boksit”, shtoi ai.

Fitorja ndaj Deontay Wilder do t’i hapte rrugë Furyt për të unifikuar titujt pas shkurtit, kur Usyk dhe Joshua kryejnë rimeçin e tyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: