Fury ishte lindur 7 javë para kohe – vdiq tri herë në inkubator dhe peshoi vetëm 0.45 kg

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury është një rrëfim motivues për secilin.

Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, gjiganti i pamposhtur, Tyson Fury, është një histori në vete.

Boksieri u kthye nga depresioni dhe varësia nga droga për t’u bërë kampion në boks, por ky mund të mos jetë rikthimi i tij më i madh.

Në një rrëfim të Paris Fury së fundmi zbulohet se si kampioni britanik ishte në gjendje të rëndë pas lindjes, pasi kishte lindur 7 javë para kohe.

“Ai ishte lindur shtatë javë më herët. Ai vdiq tri herë në inkubator. Ai ishte vërtetë i sëmurë, po; nëna e tij pati telashe të mëdha kur e kishte atë”, ka thënë gruaja e Fury, transmeton Periskopi.

Kjo është një nga historitë më të jashtëzakonshme të dëgjuara, por është thënë nga gruaja e Fury, gjatë kësaj jave për Rob Beckett dhe Josh Widdicombe, në kuadër të ‘Parenting Hell’. /Periskopi/