Fury përjashton Whyte e Joyce si opsione – fokusi te Joshua e Usyk

Fury përjashton Whyte e Joyce si opsione – fokusi te Joshua e Usyk

Tyson Fury e ka të qartë se cilat janë dëshirat e tij.

Kampioni i WBC në peshat e rënda në boks, Tyson Fury, ka bërë edhe një herë të ditur se cilat janë planet e tij për duelet e radhës.

‘Gypsy King’ ka përjashtuar mundësinë që të ketë duel me Dillian Whyte apo Joe Joyce. Ai ka synimin te Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.

“Unë gjithmonë them se jam i interesuar në dy duele, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk”, ka thënë Fury, transmeton Periskopi.

“Anash kësaj, nuk jam i interesuar. Nuk i marrë ato lufta, nuk më interesojnë”, ka shtuar britaniku, i pyetur për Joyce dhe Whyte.

Fury kërkon mundësinë që të duelojë për të unifikuar titujt e kampionit të boksit. /Periskopi/

Shpërndaje në: