Fury: Thellë në zemër, Wilder e di se do të humbë dhe do të fillojë të punojë në restorant

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury e ka quajtur Deontay Wilderin të dobët para se të shpërthente një debat ndezës mes boksierëve të peshave të rënda në konferencën e tyre të fundit para meçit të shumëpritur.

Të shtunën mbrëma, britaniku do ta mbrojë titullin WBC, të cilin ia mori amerikanit në duelin e tyre të dytë me nokaut teknik, të zhvilluar para 20 muajsh.

Wilder ka vazhduar me akuzat për mashtrim ndaj kundërshtarit të tij, gjë që ishte edhe katalizator i nxehjes së situatës.

“Po e bëj pyetjen, nëse kam fituar vetëm për shkak të mashtrimit, cila ishte arsyeja e ndryshimit të gjithçkaje dhe angazhimit kaq të madh?”.

“Thellë në shpirtin e tij, ai e di se ka humbur dhe do të humbë sërish. Pas këtij dueli, ai do të kthehet të punojë zinxhirin e restoranteve të ushqimit të shpejtë, ku ka punuar më herët gjatë karrierës së tij. Do të jetë pensionim për të”.

“Je në fazë mohimi dhe do të nokautohesh. Bëji vetes një favor dhe tërhiqu, të gjithë po qeshin me ty. Je një njeri i dobët”, i ka thënë Fury.

Kujtojmë që Tyson ia shkaktoi Wilderit humbjen e parë në karrierë pas 44 meçesh profesionale, ndërsa boksieri nga Alabama kishte përmendur një sërë arsyetimesh dhe kishte bërë akuza për mashtrim ndaj rivalit të tij për humbjen.