Fury zbulon çfarë i tha Wilder në fund të meçit, e quan idiot dhe humbës

Fury zbulon çfarë i tha Wilder në fund të meçit, e quan idiot dhe humbës

Tyson Fury ka zbuluar bisedën e tij me Deontay Wilder pas fundit të duelit të mbrëmshëm.

Boksieri britanik e demoloi kundërshtarin e tij amerikan, por ky i fundit refuzoi t’i jepte respektin e merituar ‘Gypsy King’.

Fury ka thënë se ishte vet Wilder që i tha se nuk dëshironte respekt të ndërsjellë. Për këtë, ai e konsideron amerikanin si një idiot.

“Ai më tha se nuk dua të tregoj sportivitet apo respekt. I thash se nuk ka problem”, ka thënë Fury, transmeton Periskopi.

“Ai është një humbës me inat të keq dhe një idiot”, shtoi britaniku.

“Që të jesh luftëtar i madh duhet të tregosh edhe respekt dhe ai nuk e bëri këtë sonte”, ishin fjalët e ‘Gypsy King’. /Periskopi/

Shpërndaje në: