Fushata e VV-së në Prizren: Myta flet fare pak në videon 3 minutëshe, Kurti gjatë gjithë kohës

Fushata e VV-së në Prizren: Myta flet fare pak në videon 3 minutëshe, Kurti gjatë gjithë kohës

Kandidati i VV-së për Prizrenin, Mytaher Haskuka, ka publikuar një video elektorale 3 minutëshe.

Ajo që vërehet në video është se zoti Haskuka flet shumë pak, ndërkohë që gjatë gjithë kohës, flet vetëm kryetari i partisë njëherit kryeministri Albin Kurti.

“E kemi bërë ndryshimin politik në Prizren, e tash është e nevojshme që të vazhdojmë ndryshimin ekonomik”, thotë vec tjerash Kurti në videon që mund ta shihni dhe dëgjoni në llogarinë e zotit Haskuka.

Kujtojmë se zoti Kurti ka filluar fushatën nëpër të gjitha komunat e Kosovës duke e udhëhequr atë në çdo komunë. Madje në Prishtinë, siç u pa nga fotografitë, zoti Arben Vitia nuk ishte fare present në fushatë.

 

Shpërndaje në: