Fushatë për votimin nga diaspora
Nga 15 deri më 22 maj është aplikimi për regjistrim i të gjithë votuesve të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.
E përpos Komisionit Qendror Zgjedhor, është Organizata Joqeveritare “Germin” e cila ka nisur një fushatë e cila përpos që i bën thirrje diasporës që të shfrytëzojë të drejtën e votimit, iu tregon atyre se si duhet vepruar për të votuar.
Liza Gashi nga Germin ka bërë të ditur për Klan Kosova se qëllim kanë që sa më shumë bashkatdhetarë të votojnë, pasi siç tha ajo në zgjedhjet e kaluara ka votuar numër tejet i vogël i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas saj nga rreth 300 mijë mërgimtarë me të drejtë vote, në zgjedhjet e 2014-ës kanë votuar jo më shumë se 1 mijë e 500 persona.
Ndaj Gashi bëri të ditur se përgjatë kësaj jave që është afati i aplikimit për t`u regjistruar e më pas për të votuar, do të organizojnë edhe një diskutim virtual të mërkurën në orën 18:00, e ku në Prishtinë do të ketë përfaqësues të KQZ-së derisa me të mund të bashkëbisedojnë e gjithë diaspora nëpërmjet youtube – Diaspora Flet, njofton Klan Kosova



