Fushë Kosova shkon në balotazh për 85 vota

Periskopi.com Lajme

Raund të dytë të zgjedhjeve do të ketë më 14 nëntor edhe në Fushë Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv nga Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike në këtë qytet.

Sipas tyre Burim Berishës, i cili është njëherësh edhe kryetar i Fushë Kosovës i janë dashur edhe 85 vota për ta përfunduar çështjen e fituesit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve LDK ka marrë 7 mijë e 958 vota apo 49.70 përqind.

Ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca, ka marrë 4 mijë e 97 vota apo 25.59 përqind.