Futbollistët e Real Madridit që ia panë ‘sherrin’ Zinedine Zidanes

Futbollistët e Real Madridit që ia panë ‘sherrin’ Zinedine Zidanes

Uellsiani, Gareth Bale nuk është i pari dhe i fundit që trajneri, Zinedine Zidane, nuk i la vend në 11-tshën startuese duke ia siguruar stolin – e që kjo po bën që roli i tij në Real Madrid të jetë ‘zero’.

Disa nga yjet e Real Madridit si, James Rodriguez, Navas, Alvaro Morata e marokeni, Achraf Hakimi e patën të njëjtin fat, pra mungesë të besimit nga ana e Zizusë, shkruan Periskopi.

James Rodriguez kaloi dy vjet larg në Bayern Munich si huazim, por që nga kthimi në verën së kaluar ai ka luajtur vetëm 14 ndeshje – vetëm një që nga rifillimi – dhe duket se nuk ka gjasa të luajë përsëri.

Mbase mund të shitet këtë verë, nëse ka ndonjë interesim nga klubet e tjera.

Për një kohë të gjatë Navas ishte në rend të parë për Ziziunë, derisa erdhi Courtois.

Pas ardhjes së tij nga Chelsea, Navas u detyrua të largohej nga Reali për t’u bashkuar me PSG-në.

Morata u kthye në Real Madrid pas një sezoni të suksesshëm te Juventus duke shpresuar që më në fund të bëhej sulmuesi numër 1 i klubit.

Por, për Zidane ai ishte i padurueshëm – Karim Benzema ishte njeriu i tij kryesor – me Moratën në stol.

Morata më pas u largua për në Chelsea, dhe tani është lojtar i Atletico Madrid.

Marokeni, Hakimi pavarësisht se ishte një nga yjet më të ndjekura në Evropë gjatë kohës së tij në Gjermani, Zidane u tregua i shpejtë për të thënë se nuk e dëshironte atë – Hakimi u shit në Inter Milan. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: