Futbollistët që Barcelona mund të jetë penduar që i largoi

Futbollistët që Barcelona mund të jetë penduar që i largoi

Shumë lojtarë të rinj që kanë luajtur për Barcelona B, pasi  u larguan nga klubi fituan famë dhe sukses duke luajtur diku tjetër, duke dëshmuar se edhe një nga klubet më të mira në botë mund të bëjë gabime kur vlerëson talentin.

Padyshim se Akademia e futbollit të ekipit të Barcelonës, La Masia, është një nër shkollat më të spikatura jo vetëm brenda kufijve të futbollit por edhe në mbarë botën e sportit, shkruan Periskopi.

Akademia përfshin më shumë se 300 lojtarë të rinj dhe ka qenë një faktor domethënës në suksesin evropian  të Barcelonës duke prodhuar kështu disa lojtarë të klasit botëror në fillim të viteve 2000.

Produkte të kësaj Akademie janë edhe emra eminent te futbollit si Pyol, Xavi, Iniesta, Messi, Pique, Busquets, Jordi Alba e të tjerë të cilët kaluan në të gjitha kategoritë e grup moshave të Akademisë së klubit të Barcelonës.

Krahas emrave të lartë shënuar të produkteve të Akademisë, La Masia, pjesë e saj ishin edhe futbollistët më me nam, ku tash tregu i futbollit ata i vlërëson me shifra qindra milionëshe, por që nuk e patën fatin të  vijojnë në klubin e Barcelonës.

Ndër ta ishin: Mauro Icardi, Adam Traore, Andre Onana, Mikel Arteta, Hector Bellarini e të tjerë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: