Futbollisti brazilian vdes në fushë
Sulmuesi brazilian, Wesley Lopes ka vdekur papritur në fushën e lojës.
Gjatë stërvitjeve me klubin e tij Barbarense, 35-vjeçari pësoi një sulm në zemër.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i mjekëve në përpjekjen e tyre, mirëpo Lopes nuk ka mundur të mbijetojë.
Futbollisti në fjalë më herët ka qenë pjesë e Alaves, Grasshopers dhe Pacos Ferreira. /Periskopi.com



