Futbollisti homoseksual i Australisë: Kam frikë të jem në Katar për Kupën e Botës, rrezikoj jetën time

Futbollisti homoseksual i Australisë: Kam frikë të jem në Katar për Kupën e Botës, rrezikoj jetën time

Futbollisti australian Josh Cavallo shpreson të garojë në Kupën e Botës në Katar por se ka frikë pasi ai pranoi bulikisht që është homoseksual.

Mesfushori 22-vjeçar zbuloi të enjten se ai ka frikë që të jetë në Katar, ku seksualiteti i tij është i paligjshëm, përcjellë Periskopi.

Katari në filli të tetorit mirëpret Kupën e Botës 2022. Përtej polemikave që lidhen me ndërtimin e stadiumeve, Katari duhet të merret t’i përshtatet rregullave të shteteve perendimore mbi ligjet dhe rregullat e tjer.

Ndërsa disa fansa kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje ta shijojnë plotësisht ngjarjen për shkak të ndalimeve të alkoolit ose marrëdhënieve jashtë martesës.

Futbollisti, Josh Cavallo vuri në dukje një çështje tjetër kryesore në vend të enjten: intolerancën ndaj homoseksualitetit.

“Kjo ka të bëjë me mua. Nëse përfaqësoj Australinë në Kupën e Botës – dhe insistoj në këtë – do të ishte një nder, por në të njëjtën kohë, ligjet janë kundër saj,” tha përsëri Josh Cavallo. Unë dua të bëj diçka vërtet të mirë. në karrierën time – gjithmonë kam ëndërruar të luaj për vendin tim në Kupën e Botës – por a dua që jeta ime të jetë në rrezik?”, tha ai.

Shpërndaje në: