Futbollisti izraelit: Kosova kundërshtar i fortë, por ne e duam pozitën e dytë

Futbollisti izraelit: Kosova kundërshtar i fortë, por ne e duam pozitën e dytë

Kombëtarja e Izraelit ka respekt të veçantë dhe kujdes të shtuar për Kosovën, në prag të përballjes së tyre të sontme në Tel Aviv. Këto dy Kombëtare do ta hapin kampanjën e tyre kualifikuese për Euro 2024, ndërsa e kanë një qëllim të njëjtë – fitoren.

Izraelitët janë të vetëdijshëm se nuk do të kenë punë të lehtë në duel me “Dardanët”, por duan t’i mbajnë pikët në shtëpi.

Njëjtë si Kosova, edhe ata e kanë synim vendin e dytë dhe kualifikimin në Evropianin e Gjermanisë.

“Ne jemi të obliguar për të luftuar për vendin e dytë. Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë e lehtë, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Kosovën. E dimë se e kemi një mundësi reale, por duhet ta sjellim më të mirën tonë në lojë, në mënyrë që ta arrijmë këtë”, deklaroi futbollisti izraelit, Elazar Dasa, i cili luan si mbrojtës i djathtë.

Krahas futbollistit të Dynamo Moskës, edhe selektori kërkoi nga ekipi i tij që ta nisë mbarë fazën kualifikuese, ndërkohë që shfaqi respekt për kundërshtarin e sontëm.

“Jam i ngazëlluar që do t’i kemi dy ndeshje mjaft të rëndësishme dhe të vështira, të cilat i kemi përpara nesh. Ndoshta Kosova nuk është emër i madh, por e ka një ekip të shkëlqyeshëm kombëtar që nuk ka ardhur për të ecur nëpër park.

Qëllimi ynë është suksesi i kombëtares dhe t’i regjistrojmë rezultatet më të mira të mundshme”, u shpreh trajneri izraelit.

Izraeli dhe Kosova do të përballen sot në Tel Aviv në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00 me kohën tonë lokale.

Shpërndaje në: